Kapin “të fortët”, njihuni me njësinë elitë të policisë shqiptare që do vëjë para drejtësisë të arratisurit

Ditën e sotme, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar mjediset ku stërvitet Njësia Speciale e Kërkimit të të “fortëve” që i janë arratisur drejtësisë.

Në këtë vizitë, Lleshaj është shprehur se kjo njësi do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë dhe do të bëhet pjesë e rrjetit evropian që kapin personat që i shmangen drejtësisë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gepostet von Sander Lleshaj am Mittwoch, 11. September 2019

“Është shumë e rëndësishme të përcjellim mesazhin se drejtësia mund të vonojë, por nuk harron. Drejtësia në Shqipëria nuk do të harrojë askënd, që i është shmangur asaj. Kjo do jetë njësi elitë e policisë shqiptare, do jetë prova e këtij angazhimi serioz, për të kërkuar kudo që të jetë dhe për të vënë para drejtësisë këdo që ka llogari të hapura me të.

Kjo njësi do jetë një element i rëndësishëm bashkëpunimi me ndërkombëtarët, se së shpejti do jetë pjesë e rrjetit evropian njësive që merren me kërkimin e personave që i janë shmangur drejtësisë, në Shqipëri dhe jashtë saj”, u shpreh Lleshaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto