Kamerat filmojnë autorin e vra.sjes së Behar Sofisë/ I veshur me kostum të errët priste poshtë pallatit viktimën

Kamerat e sigurisë që janë të vendosura në pallatin ku banonte Behar Sofia, 66 vjeçari që u ekzekutua dje tek zona e Piramidës në Tiranë, kanë filmuar autorin e dyshuar të vrasjes.

Në pamjet filmike të kamerave dallohet se autori dje mbante veshur një kostum sportiv të errët dhe po e priste “Padrinon e drogës” të dilte nga pallati. Kur 66 vjeçari doli, ai e ndoqi nga pas.

Më pas, Behar Sofia u qëllua dy herë me plumb në krahun e lumit Lana, afër Piramidës. Grupi hetimor ka gjetur dy gëzhoja në vendngjarje.

Pamje nga vendngjarja

Dyshohet se autori i vrasjes ka përdorur një armë zjarri model “TT” me silenciator dhe prej ditësh e ka pritur Sofinë në derën e pallatit.

Ndërkohë, familjarët e 66 vjeçarit kanë mohuar të kenë pasur kërcënime apo konflikte kohë e fundit. “Nuk kemi patur kërcënime dhe konflikte kohët e fundit. Behari doli të pinte kafe, më pas do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë. Behari, kur doli, nuk na tha se do të takonte njeri”, kanë thënë ata.

Pamje nga vendngjarja
Ju mund të pëlqeni dhe këto