Su.lmi ndaj Inez Hajrulla, merret masa e sigurisë për dy nga katër të arrestuarit

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy nga katër të arrestuarit nga policia në maj të këtij viti për atentatin ndaj Inez Hajrulla.

Masa e arrestit me burg është marrë për Daut Elmazin dhe Albano Goxhajn, në seancën gjyqësore që është mbajtur me dyer të mbyllura nga gjyqtari Hektor Sinanaj.

Ndërkaq, dy të arrestuarit e tjerë pritet të dalin për të marrë masën e sigurisë në ditët në vijim. Ata u arrestuar më 10 maj në Lungomare, Vlorë, për atentatin ndaj Inez Hajrulla.

Vetë Hajrulla i cili dyshohet se ka qenë shënjestër e atentatit është arrestuar në qershor ga ana e policisë, pasi dhe vetë ai ka qëlluar me armë gjatë përplasjes.

Kujtojmë se Ines Hajrulla ka qenë objektiv i një atentati dhe në 2017, pavarësisht se mbeti i plagosur rëndë dhe humbi të dyja këmbët.

Ju mund të pëlqeni dhe këto