“Je bo si Salushi me Stresin”, Ramën e puthi gruaja në faqe, reagon reperi

Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka vazhduar me takimet me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë një prej këtyre takimeve, është kapur një moment kur Rama i ka afruar faqen një gruaje.

Në këtë video, dëgjohet gruaja që i ka përmendur atij Stresin dhe Sali Berishën, pasi reperi është përkrahës i Partisë Demokratike. Kjo gjë nuk u prit mirë nga Rama.

Pjesë nga video:

Rama: Ma puth, ma puth edhe njëherë tjetër.

Gruaja: Je bo si Salushi me Stresin

Rama: Aty e keni mendjen tek Salushi. O zot!

Videoja në fjalë nuk është pritur mirë nga reperi, i cili ka shkruar:  “Nëse në botë do të kishte një numër më të madh njerëzish që dëshirojnë më shumë lumturinë e tyre se sa jo-lumturinë e të tjerëve, do të jetonim në parajsë tani … Ne jemi shtëpi për shtëpi te cdo qytetari shqiptar deri sa tju zgjidhet halli i tyre Un E Dua Kombin Tim”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto