“Janë vaksinuar 400 të moshuar”, Manastirliu zbulon sa doza vaksine priten të vijnë sot

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur në Kuvend se sot do të mbërrijnë 8 mijë e 190 doza të tjera vaksine të Pfizer.

Gjithashtu, ajo ka deklaruar se gjithsej janë vaksinuar 400 të moshuar mbi 80 vjeç dhe se procesi vazhdon.

“Bota sot është e ndarë në dy kategori shtetesh. Shtetet që e kanë nisur fushatën e vaksinimit dhe ato që nuk kanë marrë asnjë dozë. Janë 140 vende që nuk e kanë nisur vaksinimin. Kemi mbi 4600 infermierë më të mbrojtur për shkak të vaksinimit.

Ne kemi bërë përpjekje për të siguruar një kontratë me Pfizer për 500 mijë vaksina nga e cila kanë mbërritur 8000 doza deri më sot dhe pritet lëvrimi i 8190 doza të tjera po sot. Janë dhe 400 të moshuar mbi 80 vjeç dhe kujdestarësh më të mbrojtura për shkak të vaksinimit. Shumica dërrmuese janë qytetarë të zakonshëm”, tha Manastirliu.

Ju mund të pëlqeni dhe këto