Iu fut ish të dashurës në shtëpi me fo.rcë, 22 vjeçari shqiptar e pëson keq

Një 22 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme, pasi u raportua se u përpoq të hynte me forcë në shtëpinë e ish të dashurës.

Shtetasi me inicialet I.E është një emër i njohur për policinë e Italisë, ndërsa ka qenë ish e dashura e tij që e ka denoncuar atë, me të cilin u nda me dhunë disa kohë më parë.

Sipas mediave italiane, vajza telefonoi policinë pasi kuptoi që dikush po tentonte të futej me forcë në shtëpinë e saj. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë kapur në flagrancë të riun, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës më parë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto