Itali/Arrestohet vrasësi i Anxhela Meçanit, policia zbulon arsyen përse ai e vrau

Anxhela Meçani, vajza 20 vjeçare që gjeti vdekjen mbrëmjen e së dielës (10 qershor), ndërroi jetë teksa ishte duke u trajtuar në spital për shkak të plagëve të rënda të marra pasi u hodh nga një makinë në ecje në Torino të Italisë.

Mbasditen e djeshme, policia italiane ka arrestuar një person, i cili ka qenë klienti i fundit i vajzës shqiptare. Sipas mediave italiane, dyshohet se ai e ka vrarë Anxhelën pasi nuk donte të paguante paratë për shërbimin që vajza i ka bërë atij.

Rezultate imazhesh për anxhela mecani

Pasi Anxhela i ka kërkuar me ngulm paratë, personi i dyshuar e ka shtyrë atë jashtë. Ngjarja  është zbuluar nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që mediat italiane kanë shkruar se është sekuestruar edhe makina e italianit të arrestuar, i cili banon në një provincë të Cuneos.

Sipas autopsisë së kryer nga mjeku italian Roberto Testi, caktuar nga prokurorët publikë Anna Maria Loreto dhe Livia Loçi, të cilët po hetojnë lidhur me rastin e shqiptares, ka rezultuar se ajo nuk është dhunuar para se të hidhej nga makina, shkruan “Torinotoday”.

Rezultate imazhesh për anxhela mecani

Vajzës i është gjetur një dokument identifikimi në rrobat që mbante veshur, por edhe telefoni celular, të cilin e kanë sekuestruar tashmë hetuesit.

Referuar dokumenteve të saj të identifikimit Anxhela Meçani rezulton të ketë lindur në Fier më 1 mars 1998. Në Itali ka mbërritur kur ishte minorene. Zyrtarisht ajo banonte në Ravenna, në një apartament në mes të qendrës historike, pak hapa larg da piazza del Popolo.

Sipas Balkanëeb, shkurtin e kaluar ajo ishte martuar, por pak muaj më vonë ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur çdo lidhje me bashkëshortin e saj italian. Mediat italiane nuk e përjashtojnë mundësinë e gjetjes së një partneri tjetër.

Por prej disa javësh ajo ishte rishfaqur sërish në Torino. Që nga fillimi i muajit maj, vajzat që shesin trupin me 30 euro rreth zonës së Stupinidit e kujtojnë atë si “njëra prej të rejave” në atë zonë. Ka shumë gjasa që edhe mbrëmjen e së shtunës ajo të ishte në punë, kur makina i ndaloi tek këmbët dhe e ftoi brenda. Nga vendi ku qëndrojnë prostitutat deri në vendin ku është gjetur trupi i saj nuk është më larg se 2 kilometra.

Ju mund të pëlqeni dhe këto