Ishte zhdukur nga shtëpia prej 5 ditësh, 17 vjeçari gjendet i pajetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë, ku një i ri që ishte zhdukur prej 5 ditësh nga shtëpia, është gjendur sot i pajetë.

Mësohet se familja e Matia Rizallarit në Këlcyrë ka marrë lajmin e tmerrshëm se trupi i djalit të tyre është gjetur i pajetë pranë Urës së Dragotit në Këlcyrë.

Ura e Dragotit

Familjarët dyshojnë se 17 vjeçari është vra.r.ë nga shoku i tij dhe i ati i viktimës ka akuzuar Egliter Dosti, 25 vjeç, i cili është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto