Infektohet me koronavirus këngëtari shqiptar, punon në ministri

Këngëtari shqiptar, Yll Valla, që është njëkohësisht punonjës në qeverinë e Kosovës, është infektuar nga koronavirusi.

“Indeks Online” raporton se Ylli është zyrtar në ministrinë e Pushtetit Lokal. Ai ka dalë pozitiv me koronavirus pasi ka kryer testin.

Për këtë shkak, pjesa më e madhe e zyrtarëve të kësaj ministrie do të izolohen në shtëpi për 14 ditë. Ndërkaq, këngëtari nuk ka reaguar pas infektimit me koronavirus.

Ju mund të pëlqeni dhe këto