Infektohet me koronavirus deputeti shqiptar bashkë me gruan dhe vajzën 3 muajshe

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Zekiri, ka bërë të ditur se ai me bashkëshorten dhe vajzën e tyre 3 muajshe, janë infektuar me koronavirus.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Zekiri ka treguar se është asimptomatik dhe u ka bërë apel njerëzve që të kenë kujdes.

“Të nderuar miq, Pavarsisht kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua t’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19. Fatmirësisht unë jam jam pa asnjë simptomë por kam rezultuar pozitiv.

Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe t’i nënshtroheni testimit.

Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme”, shkruan deputeti.

Ju mund të pëlqeni dhe këto