IKMT zbulon sa ndërtesa janë prishur në Astir, do vijojnë punimet

Në zonën e Astirit ka filluar punë IKMT me prishjen e banesave për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Re. Kjo është shoqëruar me protesta nga banorët, që janë konfliktuar me punonjësit dhe me policët, duke rezultuar në plagosjen e 7 banorëve të zonës.

Pak më parë, IKMT përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se deri më tani janë prishur gjithsej 24 banesa dhe deri në fund të ditës, do të jenë prishur 33 të tilla.

“IKMT: Të 33 objektet do të prishen sot. Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 nje katëshe. Objektet e tjera janë ne proces dhe do te prishen të gjitha brënda ditës së sotme”, ka bërë të ditur IKMT-ja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto