I vuri flakën makinës së 41 vjeçarit, arrestohet 19 vjeçari në Lezhë

Makina e 41 vjeçarit me inicialet E. D është djegur në qytetin e Lezhës. Së fundmi, policia ka zbardhur ngjarjen.

Mësohet se një 19 vjeçar është akuzuar si zjarrvënës dhe ndaj tij është ngritur një akuzë zyrtare. Materialet janë dorëzuar në prokurori.

“Sot, rreth orës 13:05, në Shengjin, Lezhë është djegur mjeti tip”Benz” në pronësi të shtetasit E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë. Sherbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin M.P., 19 vjeç, banues në Shengjin, si autori i dyshuar i zjarrëvënies së automjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto