I vendoset lënda plasëse shtëpisë së 17 vjeçares në Krujë, e mitura u abuzua nga disa persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku është vendosur një sasi lënde plasëse afër me një shtëpi në periferi të Fushë-Krujës.

Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka plasur, ndërsa ka qenë zonja e shtëpisë që ka lajmëruar policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e çaktivizimit të lëndës.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një vajzë 17 vjeçare që është abuzuar seksualisht dhe ngacmuesit e saj janë arrestuar.

Megjithatë, policia është ende duke hetuar ngjarjen dhe ka marrë për të dëshmuar në polici familjarët e 17 vjeçares.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto