I shpallur në kërkim nga shteti fqinj, kapet 42 vjeçari që shfry.tëzonte femrat

Një shqiptar me inicialet L.K, 42 vjeç, është arrestuar në Lezhë nga policia shqiptare, pasi është shpallur në kërkim nga Italia.

I arrestuari do të ekstradohet drejt Italisë, pasi është dënuar në qershor 2015 për veprat penale “organizatë kri.mi.nale” dhe “shfrytëzim pro.sti.tucioni”.

Njoftimi i policisë Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në  Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni

Shërbimet e Policisë kriminale të Komisariatit  Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • K.,42 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale”dhe “Shfrytëzim prostitucioni” .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto