I premtuan dy vajzave rumune martesë por i shfrytëzuan në rrugë, kapen tre shqiptarët

Tre persona janë arrestuar pasi kanë shfrytëzua për prostitucion dy vajza nga Rumania. Së fundmi, është arrestuar shtetasi me inicialet F. Xh, 26 vjeç.
Ky i fundit në bashkëpunim me shtetasit J. D dhe T. M, që u arrestuan më parë, u premtonin vajzave martesa dhe largim drejt vendeve të BE-së. Por ata i sollën dy shtetaset në Shqipëri dhe i shfrytëzuan për marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Premtimi”, shkon në 3 numri i të arrestuarve.

Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit, finalizuar dy javë më parë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas, ka vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim F. Xh., 26 vjeç.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. D. dhe T. M., (të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto