I morrën jetën teknikut të kondicionerit, vetëdorëzohet një nga vëllezërit

Griseldo Kusi, një nga vëllezërit që akuzohen për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj, është vetëdorëzuar në polici.

Prej katër muajsh, që nga ngjarja e rëndë, Kusi ndodhej në arrati. Këtë lajm e kanë konfirmuar burime pranë policisë së Shtetit për “Balkanweb”.

Policia e Tiranës prej kohësh po kontrollon vende të dyshuara ku mund të ishin fshehur vëllezërit. Për shkak të trysnisë së madhe policore, avokati ka dorëzuar një nga vëllezërit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto