I merrnin udhëtarëve 600 euro për teste Covid negative, arrestohen 4 administratorët e agjencive

Katër administratorë të agjencive të udhëtimit janë arrestuar pasi u siguronin udhëtarëve test Covidi me rezultate negative dhe garanci në vendin pritës kundrejt pagesës prej 600 euro.
Katër të arrestuarit e operacionit “Shtegtimi” janë Klotilda Çela, Petrit Cara, Ergys Vejseli dhe Gentiana Konini.
Ata kanë përfituar nga situata e pandemisë, duke shmangur detyrimet tatimore dhe kanë falsifikuar formularë të testit Covid-19. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumentave”; “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Njoftimi i Policisë: