Flower
Flower

I kërkoi nënës marrëdhënie intime në këmbim të kujdestarisë së fëmijës, KLSH merr vendimin drastik mbi gjyqtarin e Fierit

Pas publikimit të video skandalit të gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi, që u arrestua pak ditë më parë me akuzën se kishte kërkuar afera seksuale në këmbim të dhënies së kujdestarisë së një fëmije në gjykatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendimin e prerë për të.

KLGJ ka vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtarit, ku nëpërmjet një njoftimi, ata bëjnë të ditur vendimin e marrë lidhur me Hysin.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar nenin 140, pika 3, të Kushtetutës dhe nenin 151, pika 1, gërma “a” të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, menjëherë sapo u njoh me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi me unanimitet në mbledhjen e datës 10.01.2019, pezullimin nga detyra për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, z. Roland Hysi.

Gjatë mbledhjes anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, shprehën vendosmërinë për të luftuar pa asnjë kompromis çdo akt apo sjellje që diskrediton rëndë figurën e gjyqtarit. Duke pasur si objektiv parësor rikthimin e besimit të publikut tek gjyqësori, Këshilli i Lartë Gjyqësor do vijojë pa kompromis betejën ndaj çdo lloj korrupsioni të shfaqur, në të gjitha nivelet, me qëllimin final sigurimin e sundimit të ligjit, pavarësinë dhe eficiencën e gjyqësorit”, thuhet nga KLGJ.

Ju mund të pëlqeni dhe këto