I dënuar me burg, arrestohet në Lezhë shqiptari i kërkuar nga drejtësia italiane

Policia e Lezhës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë arrestuar 46 vjeçarin Ermir Lekstakaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Ai është dënuar nga Gjykata e Firences me 11 vite e 7 muaj burg për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Njoftimi:

Vijojnë operacionet nga Policia e Lezhës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 11 vite e 7 muaj burgim, për disa vepra penale.Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:Ermir Lekstakaj, 46 vjeç, banues në fshatin Balldre, Lezhë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences/ Itali e ka dënuar me 11 vite e 7 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në grup kriminal “, “Plagosja”, “Rrëmbim personi” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë ” parashikuar nga Kodi Penal italian.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto