I dënuar me 18 vite burgim, vihet në pranga i shumëkërkuari nga Fieri

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Dërmënas”, ku ka arrestuar një shtetas 45 vjeçar me iniciale F.G që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Fredi Genica është dënuar me 18 vite e katër muaj burgim për trafik droge. Në shtëpinë e tij është sekuestruar dhe një sasi lënde narkotike, si dhe një 1 armë gjahu.

FierFinalizohet operacioni i koduar "Dërmënas".Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Operacion nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana.Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu "Karabinë".Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi:•F. G., 45 vjeç, banues në Dërmënas.Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale "Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha".Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu "Karabinë".Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 9. Oktober 2019

Njoftimi i Policisë:

Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacion nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi:

  • G., 45 vjeç, banues në Dërmënas.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”.

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto