Flower
Flower

I çmendi të gjithë me format bombastike, tani deputetja shqiptare akuzohet për operacione plastike

Kohët e fundit, operacionet plastike kanë ‘zaptuar’ opnionin publik, ku jo vetëm femrat e showbiz-it po i kryejnë ato, por edhe politikanet.

Duda Balje, deputetja e “Grupit 6+”, kohët e fundit është komentuar shumë për paraqitjet e saj në Kuvendin e Kosovës, ku ka tërhequr vëmendjen nga format bombastike, të cilat bien shumë në sy pavarësisht respektimit të kodit të veshjes nga ana e saj.

Por së fundmi, deputetja po akuzohet se ka bërë operacione plastike, e konkretisht në buzë dhe në hundë.

Këto dyshime kanë ardhur pasi në disa foto të fundit të Dudës, ajo shfaqet me buzë më të plota. Po ashtu, mediat kosovare kanë gjetur disa foto të vjetra të saj dhe kur i kanë krahasuar me të rejat, u aludua se deputetja mund të ketë bërë edhe hundën.

Nga ana tjetër, Duda Balje nuk ka bërë asnjë koment mbi këto akuza.

Ju mund të pëlqeni dhe këto