I bllokuan rrugën kryeministrit Rama, kush janë zyrtarët e PD që janë arrestuar nga policia?

Ditën e djeshme, një grup militantësh të PD u grumbulluan në mes të rrugës për mos të lejuar eskortën e kryeministrit Rama që të hynte në Librazhd.

Kur eskorta e kryeministrit kaloi, ata u përpoqën ta bllokonin rrugën, por policia nuk i lejoi. Kështu, ata hodhën kapsolla dhe sende të forta ndaj policisë dhe makinave të Ramës.

Sot, policia e Elbasanit ka arrestuar 7 persona dhe ka proceduar 16 të tjerë. Në mesin e të arrestuarve janë edhe disa zyrtarë të PD.

Kryetari i degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto, 48 vjeç, është arrestuar, si edhe , ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi 53-vjeç; sekretari i PD-së në Librazhd  Erlind Gurra 32-vjeç; sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54-vjeç nga Librazhdi.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat e “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto