Flower
Flower

Humbi jetën në përpjekje për të shuar një konflikt, policia arreston tre autorët

Administratori i njësisë Kotë, Argjil Gjoka, mbeti i vra.rë ditën e djeshme pasi hyri për të shuar një konflikt por përfundoi i vra.rë.

Brenda pak orësh, u zbardh ngjarja e rëndë nga policia e Vlorës. Mësohet se janë arrestuar tre autorët e dyshuar, të cilët janë Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj, të afërm me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Gjoka u vr.a pasi doli nga shtëpia për të kontrolluar punimet që po kryheshin mbi rrugën, kur u qëllua në gjoks dhe ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.

 “Më datë 11.06.2019, rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur shtetasit A. B., 19 vjeç dhe A. Gj., 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës. Pas hetimeve të kryera, dëshmive dhe provave të administruara, Policia ka zbardhur ngjarjen, duke vënë arrestuar autorët e dyshuar: N.B., 30 vjeç; J.B., 22 vjeç; A.B., 19 vjeç. Të tre këta shtetas janë me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, njofton policia e Vlorës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto