Humb jetën tragjikisht 4 vjeçari shqiptar, çfarë i kishte ndodhur

Një 4 vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Itali, në spitalin e Vicenza një javë pasi u shtrua atje.

Vogëlushi u transportua me urgjencë në spital të hënën e kaluar pasi doli në gjendje të keqe nga një pishinë në Bolzano.

I mituri, i identifikuar si Mattia, luftoi me jetën në spital, por nuk ia doli dot. Ceremonia e varrimit të tij do të bëhet më 17 korrik në Bolzano.

Sipas mediave italiane, ngjarja e trishtë ka trishtuar të gjithë komunitetin e Bolzanos. Nuk numërohen mesazhet e ngushëllimit për familjen e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto