Flower
Flower

Humb jetën kryetari i njësisë administrative Kotë, shkak bëhet konflikti mes dy vëllezërve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kotë të Vlorës, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagosjes me ar.më zjarri në gjoks kreu i njësisë Administrative të kësaj zone.

Viktima është Argjil Gjoka, i cili ka humbur jetën pas operacionit në spital. Ai ka qenë në fshatin Mavrovë në kohën e ngjarjes, në një përpjekje për të zgjidhur një konflikt prone mes dy vëllezërve.

Si pasojë e të shtënave, Gjoka është qëlluar aksidentalisht dhe më vonë ka ndërruar jetë nga plagët. Policia ka identifikuar autorët, por ata nuk janë arrestuar ende.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto