Hedhin tymuese në mes të turmës, reagojnë ashpër studentët: “Kemi kulturë, mos përdorni dhunë në emrin tonë”

Ditën e sotme me mijëra studentë dhe qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Në një moment sipas “Balkanweb” tre persona të maskuar me shall kanë hedhur tymuese në drejtim të Kryeministrisë, një veprim që ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të studentëve, që i kanë kërkuar atyre të largohen.

“Largohu ti aty, o zotëri largohu. Ik që këtej. Ska tymuese këtu”, tha një student.

Ndërkohë një tjetër shtoi: “Kemi ardhur këtu si studentë, kemi kulturë. Nuk protestojmë në mënyrë të turpshme. Nëse është dikush që do të përdorë dhunë në emrin tonë, turp, turp. Kemi ardhur këtu për kërkesa tona, për arsimin. Ne nuk ushtrojmë dhunë”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto