Hapet Panairi i punësimit në Shkodër / Ahmetaj: 1200 vënde të lira pune

Është hapur këtë të shtunë , në qarkun e  Shkodrës, Panairi i parë i Punës, për qarkun e veriut.  Në këtë panair kanë qenë të pranishëm edhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe deputeti i qarkut, ministri Ditmir Bushati.

Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti , ministri Ahmetaj është shprehur se ekziston një shifër historike e papunësisë në vend po kjo qeveria është e angazhuar  të ketë në proritetin e saj, politikat e punësimit është në një trend të vazhdueshëm rritës.

“Punesimi është trend te vazhdueshem rrites .Banka Boterore konfirmoi ne raportin e fundit se rritja ekonomike në Shqiperi ka stimuluar krijimin e vendeve te reja te punes.

Ne 2017, papunesia ne nivelin me te ulet historik sipas Bankes Boterore.

Mbi 1200 vende te lira pune jane shpallur në Shkodër dhe Lezhe për periudhën janar-mars 2018”, tha ministri Ahmetaj , gjatë fjalës së tij në Panair.

Ju mund të pëlqeni dhe këto