Habit diplomati pas takimit me ministrin Cakaj, bën vertikalen: “Ndihem i ri”

Së fundmi, ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj, është takuar me Dan Oryan, që mban postin e shefit të zyrës së Ballkanit në ministrinë e Jashtme të Izraelit.

Ky i fundit e përcolli Cakajn në aeropirtin “Ben Gurion” dhe më pas ka bërë vertikalen në mes të aeroportit.

“Ministri i Jashtëm i Shqipërisë është shumë i ri. Ky është një fakt. Sapo iku, gjeta mundësi të bëja diçka që më bën mua të ndihem i ri”, ka shkruar ai përbri kësaj fotoje që ka publikuar në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që Oryan e ka bërë këtë vertikale në takime diplomatike dhe jo vetëm, duke e kthyer në lëvizjen e tij tipike.

Ju mund të pëlqeni dhe këto