Gruaja nga Korça kërkon të takojë djalin 11 vjeç pas divorcit nga burri: “I gjeta një letër dashurie dhe…”

Ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur, një nënë 36 vjeçe ka kërkuar që të marri sërish djalin e saj 11 vjeç, i cili është përcaktuar me gjykatë që të rrijë me të atin.

Në fillim, gjykata morri vendimin që dy fëmijët që kishin lindur nga kjo martesë 14 vjeçare e që mori fund në 2017, të rrinin me nënën e tyre. Mirëpo, e ëma nuk kujdesej dot për dy fëmijët dhe kështu, gjykata ia caktoi të drejtën e kujdestarisë për djalin babait të fëmijës.

Aktualisht, ajo ka rrëfyer në emision se burri ia ka refuzuar takimet me të birin dhe ajo kërkon që ta takojë djalin e saj. Sipas 36 vjeçares, burri gjatë kohës që ishin bashkë, ka jetuar në Greqi dhe ishte shumë i ftohtë, ndërsa në një lidhje telefonike, ish-bashkëshorti ka rrëfyer se ata u divorcuan pasi gruaja donte të jetonte në qytet e jo në fshat.

“Ai jetonte në Greqi dhe unë me vjehrrën dhe vjehrrën në fshat. Nuk flisnin mirë për mua. Kemi qëndruar 14 vite të martuar. Ai ka jetuar në Greqi dhe vinte rrallë. Punonim punë fshati në Korçë. Ai sillte para, por ato i merrte nëna e tij. Lumturia ime më e madhe në këto 14 vite kanë pasur vetëm lindjen e dy fëmijëve. Na ndau largësia. Edhe kur vinte këtu rrinte shumë larg. Nuk më merrte njëherë për kafe. Kur unë kisha kërkesa ndaj burrit tim, ai thoshte është mamaja dhe merru vesh me të. Ka qenë një marrëdhënie e ftohtë. Për 6 vite ishim të ndarë në dhoma. I pari drejt gjykatës për divorc shkoi ish bashkëshorti. Ai më thoshte ik nga shtëpia. Justifikimi i tij ishte se unë isha xheloze dhe nuk i respektoja prindërit, por kjo nuk është e vërtetë. I kam gjetur një letër dashurie dhe një fotografi të një vajze kur erdhi nga Greqia dhe këtë nuk durova më dhe u ndamë. Ai nuk më lejon të takoj djalin tim”, ka rrëfyer gruaja.

“Zonja donte të ikte në qytet dhe nuk donte të jetonte në fshat. Zonja ka fjetur me mua dhe nuk ka qenë në dhoma të veçanta siç pretendon.  Unë kam kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve. Unë nuk e pengoj të takojë djalin se është 11 vjeç sot. Zonja është munduar me çdo gjë të më fusë në burg”, ka thënë ish-bashkëshorti i saj në një lidhje telefonike.

Ju mund të pëlqeni dhe këto