Gruaja mësuese, dalin detajet nga çifti që janë infektuar me koronavirus në Tropojë

Të tjera detaje kanë dalë nga dy personat e parë që janë infektuar me koronavirus në Tropojë. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh të moshave 48-50 vjeç.

Dyshja banon në qytetin e Bajram Currit, ndërsa mësohet se burri punon pranë Shërbimit Informativ në Tropojë dhe gruaja e tij është mësuese.

Dyshohet se ata janë infektuar nga motra e burrit, e cila kishte qenë së fundmi në Itali. Të dy ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka filluar hetimi për të zbuluar personat që kanë pasur kontakte me ta.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto