Goditi burrin për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 23 vjeçari shqiptar

Policia ka bërë të mundur që të arrestojë 4 shtetas dhe të procedojë në gjendje të lirë dy prej tyre. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Vlorë, arrestohet nga Policia për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” shtetasi B.B., 23 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Isa Boletini” për motive të dobëta ky shtetas ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B.H, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
—-
Sarandë, arrestohet nga Policia për “Vjedhje të mbetur në tentativë” shtetasi Dh.P., 46 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka tentuar të vjedhë dhomat e një hoteli në Ksamil, në pronësi të shtetasit L.M.
—-
Sarandë, arrestohet nga Policia për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” shtetasi M.M., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë në rrugën “Butrinti” pasi ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto