I përfshirë në vr*sjen e Santiago Malkos, kush është personi që i ka shpëtuar tre ate.nta.teve?

Elvis Gaçaj, që dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

I cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, ai ka qenë i arrestuar më parë në 8 prill të këtij viti për tentativë për vrasje bashkë me Leonard Dukën, por u lirua nga Gjykata.

Arrestimi i Gaçajt është bërë në lagjen numër 3 të qytetit të Durrësit, ndërsa ka qenë i skeduar dhe më herët për trafik droge.

Gaçaj iu ka shpëtuar 3 atentateve, ndërsa dyshohet të jetë përfshirë në një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008.

Gaçaj, në 2015 ka qenë objektiv i një atentati tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai u plagos. Ai akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i dispononte dhe financonte me lëndë narkotike.

Në atentatin tek Lulishte “1 Maji” u vranë gabimisht Aurora Oskian dhe Kevin Rugova. Nga atentati shpëtoi shoqja e Aurorës, Eda Gjura. Për këtë atentat, në muajin tetor të vitit 2016, togat e zeza të kryeqytetit dënuan me burg përjetë Sael Sulajn dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 35 vite burg.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Vasiel Çavo u dënua me 30 vite burgim dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 20 vite burg.

Ju mund të pëlqeni dhe këto