Gjykata përfundon hetimet ndaj Admir Murataj: Ai ka ndërruar jetë

Ditën e sotme, është pushuar çështja për Admir Muratajn nga Kri.met e Rënda, pasi ai humbi jetën në grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Murataj ishte duke u gjykuar në mungesë për grabitjen e blindave të bankës më 2017, ndërsa sot trupit gjykues iu dorëzua certifikata e vde.kjes nga gjendja civile e Tropojës, që ishte kërkuar në seancën e mëparshme.

Prokuroria kishte dërguar dosjen për gjykim ndaj Admir Murataj për tri grabitje 2015-2017, e para ajo e një banke të nivelit të dytë tek stacioni i trenit dhe goditja e blindave që trasportonin para drejt Rinasit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto