Gjykata merr vendimin e prerë, as kryebashkiaku i Vorës nuk merr mandatin

Në zgjedhjet e 30 qershorit, Agim Kajmaku doli fitues për bashkinë e Vorës. Mirëpo, Gjykata ka marrë një vendim të prerë për kandidatin socialist.

Në një dokument zyrtar, Gjykata e Tiranës ka njoftuar se nuk i ka dhënë mandatin Kajmakut pasi thotë se nuk ka kompetenca për të vendosur konfirmimin në detyrë të tij.

 “Gjykata vendosi shpalljen e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes me kërkues Agim Kajmakun dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në vendimin e Gjykatës për Kajmakun.

Ditën e sotme, edhe kryebashkiakia e Durrësit, Valbona Sako, nuk mori mandatin nga Gjykata e Durrësit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto