Gjermania dhuroi 1 mijë oksimetra për luftën ndaj Covid, Brahaj: “Të kishte dhënë 100 euro për çdo mjek që merr”

Gjermania i ka dhuruar sot Shqipërisë 1 mijë oksimetra për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19. Mbi këtë lajm ka komentuar edhe drejtuesja e Open Data, Aranita Brahaj.

Në një shkrim në rrjetet sociale ajo shkruan me ironi se më mirë do të ishte që Gjermania t’i dhuronte Shqipërisë edhe 100 euro për çdo mjek që merr. Ajo ka krahasuar donacionet që shteti Gjerman ka dhnëë për Shqipërinë, ku rezulton se totali nga shtatori i 2020 është 250 mijë euro.

Statusi i Aranita Brahajt:

SIKUR GJERMANIA TË DHURONTE 100 EURO PËR CDO VIT UNVERSITAR (PUBLIK SHQIPTAR) TË MJEKËVE QË NA MERR !!!
DIPLOMACI & PR 2021 Ambasadori Gjerman në Shqipëri zoti Zingraf ka qenë javën që sapo u mbyll protagonist i një ceremonie donacione për Shëndetësinë Shqiptare. Pjesëmarrës në event dhe foto shfaqen edhe zonja Bettina Menne përfaqësuese e OBSH ne Tiranë, Zonja Ogerta Manastirliu Ministre e Shëndetësisë dhe zonja Mira Rrakacolli Zëvendësministre. Kohë pune për këtë event, ka harxhuar edhe një fotograf sikurse oficeri i marrëdhënieve me publikun (PR) në Ambasadë dhe Ministri.

Donacioni i radhës për shëndetësinë, objekt edhe i ceremonisë ishte një sasi prej 1000 copë oksimetër, pajisje për matjen e oksigjenit në gjak. Gjermania i dhuron shtetit shqiptar në një ceremoni me katër funksionar të lartë pjesëmarrës Oksimetra (pak Qesharake) Një oksimetër është një pajisje që në tregun dhe farmacitë shqiptare me prodhim EU , turk apo kinez e gjen me çmim nga 2500 deri 3500 lekë. (shiko foto më poshtë) Në gjuhën e popullit shqiptar kjo dhuratë mund të cilësohet “karamele”.

Po njësoj në një kërkim të thjeshtë gjeta tabelën si vijon (në foto) të përmbledhur nga Togedher for Life mbi shpenzime dhe donacione shëndetësore për Covid 19, nëntëmujori 2020. Në këtë tabelë rezulton se shteti i fortë Gjerman i begatuar nga shëndetësia e varfër e vendeve ballkanike, që transferojnë çdo vit mijëra mjek dhe infermier të përgatitur nga universitetet tona, ka bërë donacione total 250 mijë euro (shtator 2020). Vende si Jordania apo Kina kanë shumë më shumë donacione.

Mendimi im: sikur për çdo vit universitet publik falas që kanë bërë (me lek të taksapaguesve shqiptarë) mjekët dhe infermierët shqiptarë, që sot punojnë në Gjermani dhe i japin Gjermanisë Standardin e vendit me shëndetësi të mirë , pra sikur për çdo vit universitet shqiptar që sot begaton Shëndetësinë gjermane, simbolikisht Gjermania të na dhuronte vlerë prej 100 eurosh, Sot këta personat në fotot duhet të inauguronin jo oximetrat e veckël (në dorën e Manastirliut) por një Pavijon Super të Terapisë Intensive me mbi 50 shtretër.

Në ceremoni Ambasadori ka përmendur edhe një shumë prej 10 milion eurosh për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Me fjalë të thjeshta do paguhen disa këshilltar të huaj apo diaspore për punëdhënësit e vegjël e mesëm shqiptar. Kaq për Ambasadorët dhe ambasadat që promovojnë ceremoni donacionesh, ku çmimi i dhuratës është i krahasueshëm me kohën e punës së funksionarëve dhe diplomatëve pjesëmarrës. Nuk e ka keq Rama vajtje ardhje tek Erdogan.

Ju mund të pëlqeni dhe këto