Gjendet 15 vjeçarja, habit me dëshminë e saj: “Jam e dashuruar, prindërit s’janë dakort”

Pas denoncimit të prindërve ditën e sotme në Komisariatin e Policisë në Fier se vajza e tyre 15 vjeçe ishte rrëmbyer, e mitura është gjetur nga policia.

15 vjeçarja u zbulua në Berat nga forcat blu, por ka dalë kundra prindërve të saj dhe në dëshminë që ka dhënë në Komisariatin e Policisë Berat, ajo ka thënë se ka ikur me dëshirë për t’u martuar në Berat.

E mitura ka rrëfyer se është e dashuruar dhe i dashuri i ka premtuar se do martohet me të, por prindërit nuk kanë dashur dhe prandaj ajo është larguar pa dijeninë e tyre nga shtëpia.

Policia pritet që ta kthejë 15-vjeçaren në Fier pranë prindërve, ndërsa është shoqëruar dhe djali me të cilin ishte larguar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto