Gjen zarfin plot me para në New York, gjesti që bën shqiptari i lë të gjithë me gojë hapur

Gjesti i një shqiptari në SHBA kur ka gjetur një zarf plot me dollarë, është kthyer në një sensacion.

Murat Rexha nga Dibra e Madhe dhe me banim në New York, ka gjetur një zarf të mbushur plot me dollarë dhe ja ka kthyer atë pronarit të vet, duke u bërë në një legjendë në qytetin e New York-ut.

Murat Rexha

Qytetari amerikan, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte tërhequr një shumë të caktuar parash nga kursimet e tij në bankën Citybank, por zarfi i kishte humbur rrugë, për t’u gjetur më vonë nga shqiptari.

Ky gjest është vlerësuar si human dhe u bë lajm nga kompania prestigjoze “Harvard Protect”, si edhe nga zyrtarët e Citybank në New York.

Sipas kompanisë “Harvard Protect”,  në të cilën punon edhe Rexha, ky i fundit e ka gjetur zarfin në një trotuar përpara Citybank, i cili kishte brenda 680 dollarë kesh dhe menjëherë ka njoftuar autoritetet bankare të Citybank, duke e kthyer atë tek menaxheri i saj.

Kompania është mburrur me veprimin e punonjësit të saj dhe është shprehur se korrektësia, siguria dhe ndershmëria e saj vjen nga punëtorët e saj.

dekorate

Për shkak të veprimeve të tij, ndershmërisë dhe kthimit të shpejtë të zarfit, paratë u kthyen në pronarin e ligjshëm katër ditë më vonë”, është shprehur “Harvard Protect”, ku i ka dhënë Murat Rexhës një çertifikatë mirënjohje.

Rexha mori çertifikatën e mirënjohjes duke i njohur atij veprimin human dhe ndershmërinë në mënyrën e dorëzimit të zarfit me para, duke marrë edhe një falenderim publik për këtë veprim në këtë fushë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto