Fotot/ Biznesmeni i vrarë sot në Himarë krahas Damian Gjiknurit, ishte ndërtues i njohur në zonën bregdetare

Mëngjesin e sotëm, 51 vjeçari Niko Goro, u vra me armë zjarri në Himarë. Mësohet se biznesmeni është djali i xhaxhait të kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goros.

Pamje nga vendngjarja

Ai njihet si një ndërtues në zonën bregdetare. Në regjistrat e QKB-së, Goro rezulton se ka investuar në sektorin e ndërtimit dhe hotelerisë në zonën e Himarës.

Gjithashtu, ai ka në pronësi dhe një kafe të njohur në Himarë. Ndërkaq, “Shqiptarja.com” ka publikuar një foto të biznesmenit të ndjerë krahas deputetit socialist Damian Gjiknurit dhe kryebashkiakut Jorgo Goro.

Ju mund të pëlqeni dhe këto