Flower
Flower

Foto/ Përmbarimi do i merrte shtëpinë, gruaja nga Tiranan kërcënon se do hidhet nga pallati

Ditën e sotme, një grua ka kërcënuar për më shumë se tre orë se do të hidhej nga pallati i saj, pasi Përmbarimi kërkon t’i marrë shtëpinë.

Kjo grua ka hipur në ballkonin e katit të tetë të pallatit në zonën e “9 katësheve” në kryeqytet, duke qëndruar aty prej orës 10:15 e deri sapo mbaroi negocimin me policinë.

U vendos që pas negocimit me Përmbarimin, zonjës t’i zgjatej afati i ekzekutimit të vendimit me 10 ditë.

“Gjithë problemi ka nisur në datë 23 janar, jemi në një proces gjyqësor me Credins Banak, në datë 28 jemi njohur nga përmbarimi, që duhet të lirojmë banesën. Bëmë ankimim, ndërkohë që ai (përmbaruesi) erdhi dhe godiste derën me shkelma, na terrorizoi.

Erdhi 10 ditë më pas dhe na bëri presione, një ditë më pas çoi dikë për të prishur bravën dhe nuk pret që të kemi një vendim nga gjykata dhe të dorëzojmë çelësat vetë. Ndoshta veprimet tona janë të pahijshme, por të denja. Banesën nuk e kemi lënë në kolateral, por u shit pa ankand, pa na njoftuar. Kemi punuar një jetë të tërë për këtë banesë”, ka deklaruar nga ana tjetër djali i kësaj gruaje për “Report Tv”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto