Foto/ Ky është biznesmeni që u vra në Himarë sot, zbulohet identiteti i autorit

Së fundmi, është publikuar fotoja e biznesmenit Niko Goro që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë rreth orës 08:55.

Biznesmeni u vra në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë teksa po dilte nga marketi i të motrës.

Biznesmeni, foto e siguruar nga “Dosja.al”

Autori i krimit është Kliti Leka, 53 vjeç nga Tirana. Ai me një kapuç në kokë doli nga një furgon ku ishin tre persona të tjerë dhe e qëlloi me 5 plumba kallashnikovi biznesmenin.

Ndërkohë, u plagos lehtë në këmbë motra e tij, E. Q, 57 vjeçe. Por autori u arrestua një orë më vonë në vendin e quajtur Livadhe, ku policia i ka sekuestruar armën e krimit dhe makinën tip “Wolswagen” që u përdor gjatë atentatit.

Pamje nga vendngjarja
Ju mund të pëlqeni dhe këto