Flet i riu që shpëtoi 4 vjeçaren nga rrëmbyesi në Korçë: “Nëna po thërriste, vajza ishte trembur”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Korçës. Një vajzë vetëm 4 vjeçe u tentua të rrëmbehej nga një i ri.

Për fat të mirë, një i ri ka parandaluar gjithë ngjarjen dhe ka shpëtuar të miturën. I riu është Xhoniel Qelemeni, i cili ka rrëfyer si ka ndodhur ngjarja.

“Ishte nëna dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija tek bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, i vajti të rrëmbente çupën. I thirrëm ne dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap. Nuk e njihja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20, e ndoqa me vrap. Më ndihmuan edhe shokët, e kapëm. Në ato momente ka ndaluar policia, rastisi. Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks. Unë e pyeta njëherë para dhe pastaj e ndoqëm. Në ato momente vajza ishte e trembur. Në këtë lagje nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë”, tha i riu.

Ju mund të pëlqeni dhe këto