Flakë në Levan

Zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kodrat e Levanit, si pasojë e së cilit janë djegur disa hektarë me ullishte.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse, nga Patosi dhe Fieri ku po punohet për shuarjen e flakëve, por terreni paraqitet i vështirë.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë rënë si pasojë e temperaturave të larta që kanë pushtuar vendin dy ditët e fundit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto