“Është gjoba COVID-Rama-19”, Kujtim Gjuzi flet i prerë, refuzon të mbajë maskën

Deputeti Kujtim Gjuzi ka deklaruar i prerë se nuk ka për ta vendosur maskën edhe nëse gjobitet sërish për moszbatimin e këtij rregulli.

Nëse unë e kam shkelur ligjin, marr gjobë ndërsa nëse kam shkelur maliqin do paguaj gjobën. Policët nuk kishin numër identifikimi, as emër. Nuk ka poshtë të shënuar institucionin e ankimimit. Është gjoba COVID-Rama-19. Ku të ankohet Kujtim Gjuzi. Tani sa të dal prej këtu le të vijë policia të më vendosë gjobë”, tha Gjuzi.

Ndërkaq, Gjuzi ka thënë se është kundërshtar politikë me të gjithë, sidomos me Ramën. Ai tha se Meta dhe Rama ranë dakord që ta mbanin vendin peng.

“Ata kanë bërë zullume, më 1 prill në Shkodër Meta dhe Edi Rama ranë dakord që të mbanin vendin peng. 77 vite vendi është peng i Partisë Komuniste. Disa kriminelë janë pjesë e Partisë Socialiste. Konservatorët, akademia ka vendosur që ne do shkonim në Parlament. Në listë të PD-së më ka vendosur Partia Konservatore. Kam qenë në krah të doktorit në vitet më të vështira. Unë për bacën kam konsiderata të mëdha. Partia Konservatore mbron përherë bacën. Nëse nuk vidhen vota, ju do thoni sa shumë konservatorë paska këtu. Nëse do të bëjmë një shëtitje në bulevard, shihni a më takojnë apo jo se 11 persona. Unë i kam kundërshtar politikë ata pasi partia e tyre më kanë vrarë familjarë të mi”, tha Gjuzi.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto