Flower
Flower

Erion Veliaj qëllohet me vezë nga të rinjtë e PD-së

Ditën e sotme, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbajtur një takim me artistët për të diskutuar mbi debatin lidhur me prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Mirëpo, teksa po shkonte për tek ky takim, Kryetari është pritur me protestë nga të rinjtë e Partisë Demokratike, të cilët e kanë qëlluar atë me vezë.

Në videon e mëposhtme shfaqen pamje nga ky moment, kur teksa Erioni po ecte, një person e ka gjuajtur atë me vezë. Kryetari ka lëvizur menjëherë dhe ka shpëtuar nga vezët, të cilët nuk e kanë goditur, ndërkohë që personi është larguar menjëherë nga njerëzit që shoqëronin Erion Veliajn.

Mos e qelloni vllain tim mor injorenter .

A post shared by idiokracia (@idiokracia.fb.2) on

Ju mund të pëlqeni dhe këto