Tregtarët mbyllin dyqanet, kundërshtojnë taksimin me TVSH.

Biznesi i vogël të tregu i qytetit të Nxënësve në Tirane uli qepenat në shenjë proteste për përfshirjen në skemën e TVSH.

Për 2 orë ata bllokuan shitjet, atmosfera është e zymtë dhe tregtarët e vegjël janë të frikësuar të flasin pasi në derë u trokasin menjëherë tatimet. Ndërkohë shoqatat e biznesit të vogël thotë se tregtarët e kanë të pamundur të mbijetojnë.

“Nuk themi që nuk paguajmë taksat, por brenda normave dhe mundësive që ka biznesi. Sot biznesi është në pikë të hallit. Që të futet në TVSH do kërkoj një ekonomist, ai do të kërkojë 100 mijë lekë në muaj. Biznesi sot e ka të pamundur për t’i përballuar këto”, shprehet Besnik Muçaj, nënkryetar i shoqatës së biznesit të vogël.

Barra fiskale është rritur sipas biznesit të vogël ndërkohë që rritja e pragut të TVSH duhej të ishte drejtimi i duhur.

“Ne do vazhdojmë, nëse qeveria për çështjen e TVSH nuk e rishikon, ne kemi kërkuar ngritjen e pragut të jetë 100 milionë të vjetra, pragu ku të klasifikohet biznesi i vogël me biznesin e madh”, thotë ai.

Nga 1 prilli pragu për përfshirjen e biznesin në skemën e TVSH ka zbritur nga 5 në 2 milionë lekë xhiro vjetore. Sipas të dhënave zyrtare automatikisht në këtë skemë janë futur 11.500 subjekte.

Top Channel

Ju mund të pëlqeni dhe këto