Flower
Flower

Rritja e çmimeve tek dentisti, ministria e Shëndetësisë kundërshton publikisht shtrenjtimin

Me nisjen e vitit të ri, çmimet në klinikat dentare përgjatë vendit janë rritur me dyfishin e vlerës që kanë pasur më parë.

Si pasojë e vendosjes së një çmimi dysheme nga Urdhri i Stomatologëve, dentistët janë detyruar që të bazohen në këtë listë të re të çmimeve.

Kështu, nëse një mbushje dhëmbi e gradës së dytë para 1 janarit kushtonte 2 mijë lekë të reja, sot me Urdhër të Stomatologëve, kushton 4 mijë lekë të reja, ose 60% më shumë.

Megjithatë, ky vendim i Urdhrit të Stomatologëve është kundërshtuar nga ministria e Shëndetësisë, e cila është shprehur kundra vendimit të tarifave dyshime për shërbimet dentare.

Vendimi i Urdhrit të Stomatologëve është cilësuar  i paaplikueshëm sepse nuk është tagër  i këtij institucioni.

Pavarësisht vendimit të urdhrit për rritje e çmimeve dysheme të shërbimeve bazë dentare, kjo nismë nuk mund të aplikohet pasi i mungojnë kompetencat vendimmarrëse.

Ju mund të pëlqeni dhe këto