Rritet vlera e euros dhe dollarit, ja sa u këmbyen këto monedha sot

Në tregun e këmbimit valutor ditën e sotme euro dhe dollari kanë pësuar një rritje në raport me lekun krahasuar një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 124.29 lekë ose 0.04 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,75 lekë dhe këmbehet në kuotën e 110.47 lekëve. Pozitat në raport me lekun i ka forcuar sot edhe franga zvicerane.

Franga zvicerane këmbehet me 116.20 lekë ose 0.36 lekë më shumë se një ditë më parë, ndryshe nga paundi britanik që u zhvlerësua me 0.19 lekë dhe këmbehet me 138.58 lekë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto