Para zgjedhjeve u rritën shpenzimet për pagat e koncesione nga qeveria, ulen investimet kapitale

Në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, shihet se janë ulur shpenzimet për investime dhe janë rritur ato për pushtetin lokal, të nxitura nga zgjedhjet.

Janë rritur njëkohësisht dhe shpenzimet për paga, ndërsa për herë të parë këtë vit buxheti ka kaluar me deficit, teksa shpenzimet u rritën me ritme më të larta sesa të ardhurat.

Në periudhën janar-qershor buxheti i shtetit shpenzoi 228,7 miliardë lekë me një rritje me 6.2 në raport me faktin e vitit 2018, ndërsa në raport me planin ato ishin 0,46% më të ulëta.

Në raport me një vitin 2018 shpenzimet kapitale ishin rreth 15 milionë euro më të ulëta ose  6.2 për qind, ndërsa në raportin më planin e periudhës ato ishin 14.3% më të ulëta.

Shpenzimet operative, të mirëmbajtjes, një pjesë e të cilave shkojnë për pagesat e koncesioneve në shëndetësi, shërbimi i skanimit etj kanë pasur tejkalimin më të madh ndaj planit, me 2.8 miliardë lekë më shumë, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm u zgjeruan me gati 17%.

Koncesione të tilla si ato në shëndetësi, Check-Up, shërbimi laboratorik, shërbimi i dializës, të cilat aktualisht paguhen me fonde buxhetore por në vlera shumë më të larta se kur ata ofroheshin nga shteti. Fondet shtesë për këto shërbime akomodohen nga shpenzimet kapitale.

Votimet për pushtetin vendor nxitën shpenzimet më shumë se plani për buxhetin vendor, që qeveria qendrore ia kalon lokales në formën e transfertave të kushtëzuara apo të pakushtëzuara. Nga 28,5 miliardë lekë të parashikuara u shpenzuar 28,6 miliardë lekë, teksa në raport me faktin e një viti më parë u shpenzuar 10 për qind më shumë.

Gjithashtu në këtë periudhë panë rritje jo të zakontë si në raport me faktin dhe planin edhe shpenzimet operative. Të dhënat tregojnë se gjatë gjashtëmujorit të vitit 2019 u shpenzuan 21,6 miliardë lekë më rritje 16 për qind me faktin e vitit 2008 dhe 13 % mbi planin e vitit 2019. Shepnzimet për paga u rritën me 4.1%, dhe ishin 830 milionë lekë më shumë sesa plani i fillim vitit.

Gjatë gjysmës së parë të vitit u vunë re rritje e shpenzimeve për interesat e borxhit me rreth 6.7 për qind në krahasim me një vit më parë dhe rritje e shpenzimeve korente me 8.2 për qind më shumë se fakti i 2018 dhe 2,3 për qind më shumë se plani i periudhës.

Ecuria e shpenzimeve në gjashtëmujorin e parë tregon rënie në zërat që nxisin produktivitetin të tilla si shpenzimet kapitale.

Burimi: Monitor

Ju mund të pëlqeni dhe këto