Nga 1 prilli nis skema e TVSH, Ahmetaj: Biznesi i vogel nuk do të dëmtohet

Pas takimit që pati dje kreu i PD, Lulzim Basha me përfaqësuesit e biznesit të vogël, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj doli sot në një konferencë për shtyp dhe sqaroi publikun për aplikimin e skemës së TVSH-së.

Ministri Ahmetaj, nënvizoi se përfshirja e sipërmarrësve të biznesit të vogël në skemën e TVSH-së nuk do të ketë asnjë pasojë negative për biznesin e tyre.

“Nuk shtohet barra e biznesit të vogël. Në total janë rreth 11 mijë biznese të vogla që do të hyjnë në skemën e deklarimit të TVSH-së . 99% e TVSH-së paguhet nga biznesi i madh. Shtrirja e TVSH-së edhe tek ju nuk do e ndryshojë këtë raport. Prapë 99% e TVSH-së do të mbulohet nga biznesi i madh”, tha Ahmetaj.

Duke njoftuar se nga data 3 prilli nis aplikimi i skemës së re, Kreu i Financave tha më tej se vetëm në tre vitet e fundit janë mbi 3700 biznese të vogla që kanë hyrë rishtaz në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto