Flower
Flower

Jemi larg, sa është rritur paga në Shqipëri në krahasim me ato që merren në Gjermani?

Në vitin 2000, një pagë mesatare bruto në Shqipëri ishte sa 13% e nivelit të pagave në Gjermani, ndërsa në 2018, kjo është rritur në 30%.

Duke u bazuar në parashikimin për 2019 të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina, janë renditur në vendet me nivelet më të ulëta atë pagave në vendet në trazicion në raport me Gjermaninë.

Sa i përket pagave bruto në raport me Paritetet e Fuqisë Blerëse (PPP) vetëm Sllovenia e tejkaloi pragun prej 70% të nivelit Gjerman. Ecuria historike e nivelit të pagave ka treguar se jo gjithmonë rritja e PBB-së në vendet në tranzicion është përkthyer në paga më të larta.

Por shumica e vendeve në vendet në zhvillim regjistrojnë paga 40% deri në 50% të nivelit gjerman. Ndërsa Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia shënojnë nivelet më të ulëta 20-30 për qind e pagave të nivelit gjerman.

Konvergjenca e të ardhurave është një proces i ngadaltë midis ekonomive të CESEE. Vetëm dy vendete perëndimore të Rajonit, Republika Çeke dhe Sllovenia rritën nivel të ardhurash për frymë sa 70% e Gjermanisë. Ndërsa Shqipëria bashke me Moldavinë dhe Ukrainën futën në vendet që i kanë të ardhurat për frymë sa 10- 30% e Gjermanisë.

Dinamika më e fundit e konvergjencës së të ardhurave (2013-2018) ishte dukshëm më e fortë në Rumani, me një rritje prej pothuajse 9 pikë përqindjeje krahasuar me nivelin gjerman.

Rreth gjysma e ekonomive të CESEE konvergojnë në të njëjtën periudhë me rreth 3 deri në 6 pikë përqindjeje. Në të njëjtën kohë, Serbia, Ukraina dhe vendet e CIS, Kazakistani, Bjellorusia dhe Rusia përjetuan stanjacion kundrejt Gjermanisë.

Ky vend i fundit ka rënë në të ardhura për frymë me më shumë se 8 pikë përqindje midis 2013 dhe 2018 – një pasojë e sanksioneve dhe rënies së çmimit të naftës. Vendet e mbetura (kryesisht vendet e Ballkanit Perëndimor) janë përmirësuar me vetëm 1½ pikë përqindjeje.

Krahasimi i PBB-së dhe niveleve të pagave në vendet në zhvillim me ato të Gjermanisë tregon mundësitë për të transferuar prodhimin intensiv të punës nga Europa Perëndimore në rajonin e CESEE.

Burimi: Monitor

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto